Stilistja shumë e njohur e kuletave dhe portofolëve, ditën e sotme u gjend e vdekur në apartamentin e saj. 55-vjeçarja Kate Spade humbi jetën në mënyrë tragjike, duke u varur në shtëpinë e saj në Manhattan të Shteteve të Bashkuara.
Përpara se të vdiste, stilistja e famshme kishte lënë një shënim për familjarët e saj, bashkëshortin Andy dhe vajzën e tyre 13-vjeçare.
Kate u gjend e pajetë në apartament nga shërbyesja e shtëpisë së saj.