Loading...

Përfundon unaza, fund gangrenës 30-vjeçare të banorëve të Libofshës

Dy nyja kryesore të infrastrukturës rrugore në njësinë administrative Libofshë, të Fierit, kanë përfunduar duke i dhënë fund gangrenës 30-vjeçare të banorëve.

Bashkia e Fierit po vijon me intensitet investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha njësitë administrative.

Rikonstruksioni i unazës dhe i rrugës drejt qendrës së Libofshës sigurojnë tashmë infrastrukturën e munguar prej vitesh në këtë zonë.

“Një ngërç që vështirësonte jetën e banorëve, nga sot është zgjidhur për ta, për një jetesë cilësisht më të mirë”, shprehet Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

 

Po ashtu, një tjetër investim prej 7.5 milionë lekësh në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit do të sigurojë furnizim më të mirë me ujë të pijshëm për mbi 6 mijë banorët e Libofshës në Fier.

UK Fier ka nisur punën për 3 puse të reja në zonën e Libofshës, investim që do të sjellë zbutjen e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët.

Sipas Kryetarit të Bashkisë Fier, “shpimi në pusin e parë të ujit ka sjellë rezultate fantastike sa i takon rezervave ujore që janë tej parashikimeve të specialistëve”. “Shumë shpejt kjo gangrenë e akumuluar në vite për banorët e mrekullueshëm të Libofshës merr zgjidhje. Më shumë ujë! Më shumë mirëqenie”, shprehet Subashi. /j.p/ATSH

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com