Armina Mevlani është një nga personazhet më të përfolura të mediave rozë për shkak se është e lidhur me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ajo reklamon herë pas herë në profilin e saj në Instagram disa foto nga eventet ku është e pranishme.
Ditët e fundit blogerja ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto dhe komentet kanë vërshuar.
Një komentues i është hakërryer për mënyrën e saj luksoze të jetesës dhe i ka komentuar nën foto.
Ai i shkruan:
Kapardisu me lekët e popullit se herët a vonë Zoti nuk harron.”
Ajo i ka kthyer përgjigje:
“Me thënë të drejtën i gjithë eventi ka qenë i organizuar nga Moet & Chandon dhe meqë nuk e kuptoni, puna ime është e lidhur pikërisht me këtë gjë, reklamimin e brandeve ashtu siç ky udhëtim e shumë të tjera organizohen nga vetë firmat dhe financohen po nga ato.”