Pak ditë më parë në media u përfol largimi i mundshëm i Blendi Fevziut dhe stafit të tij nga Tv Klan drejt Top Channel.
Por, kjo lëvizje e mundshme nuk paska qenë thjeshtë një thashetheme, pasi ka vetë Fevziu në një intervistë për Panorama e ka konfirmuar se është në bisedime me Top Channel dhe oferta i ka ardhur nga miku i tij Ben Blushi.
“Disa kohë më parë, në një bisedë me Ben Blushin, drejtorin e ri të Top Channel, kemi folur për disa pakënaqësi të miat në Tv Klan. Kanë qenë probleme që lidheshin me mënyrën konceptuale dhe funksionale të televizionit, për të cilat ka debate në çdo media. Ben Blushi më bëri një propozim për t’u bërë pjesë e Top Channel. Duke parë mënyrën se si ai Televizion po fuqizon linjën politike dhe gazetareske pas ardhjes së Blushit, u ndjeva i tunduar nga ky propozim. Deri tani nuk kam marrë asnjë vendim nëse do transferohem në Top, apo do të qëndroj në Klan”- thote ai./ I.M-Dritare.net