Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Zonë e lirë”.
Peristeri kishte ardhur tepër seksi me një fustan të shkurtër, ajo dukej në formë. Që në hyrje drejtuesi i emisionit Arian Çani e ka komplimentuar për dukjen e saj. Çani e ka pyetur Anxhelën nëse pse ishte kaq në formë, ajo është shprehur se ka filluar të ushtrohet në palstër dhe ndjehej më mirë pas kësaj.
Më tej Çani i ka i kujtuar kohën kur ishte tepër dobët, madje i ka thënë se atëherë e pëlqente atë më shumë.
https://www.facebook.com/Zoneelireofficial/videos/10157498374364196/?t=0
Teksa ishte duke biseduar me Çanin për videoklipin e saj të ri, Anxhela papritur i ka bërë një kompliment gazetarit të njohur, që e ka çuditur edhe vet këtë të fundit. “Je bërë shumë i bukur sot”, i ka thënë Anxhela Çanit, ndërsa moderatori ia ka kthyer “Po unë jam thinjur… Nuk e prisja të më gjuaje kështu në studio”, është shprehur ai, duke treguar habi.
“Tani çfarë duhet të bëj unë, të ngrihem të të puth sipas traditës?”, ia ka kthyer Çani. “Jo jo s’është nevoja, më ke puthur 7 herë në faqe deri tani”, ia ktheu duke qeshur Anxhela.