Loading...

Rrëfimi emocionues i Ermal Metës: Ja çfarë punoja kur isha fëmijë

Këngëtari dhe kantautori me origjinë shqiptare Ermal Meta ka mbërritur në Tiranë, ku do të mbajë një koncert sonte në mbrëmje në sheshin ‘Skënderbej’.

Pak më parë fituesi i festivalit të Sanremos ne Itali, beri një bashkëbisedim më të rinjtë tek Muzeu Kombëtar.

Meta iu përgjigj shumë pyetjeve, lidhur me karrierën profesionale, plane të tij në muzikë,  si dhe sukseseve që ai ka arritur deri tani.

Gjatë këtij bashkëbisedimi Meta ndau edhe disa moment të vështira të fëmijërisë së tij.

I pyetur nga rinjtë e pranishëm në konferencë se çfarë punësh ka bërë para se bëhej i famshëm, ai përgjigjet:

“Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm. Si gjithë shqiptarët në Itali, kam bërë punë të ndryshme.

Kur isha 14 vjeç shisja gazeta te semafori, e nuk i shtypnin mirë e nuk kushtonin shumë. Nuk e kisha kuptuar dhe kur prekja fytyrën bëhesha sterr i zi. Mamaja ime kur kthehesha në shtëpi më pyeste: Ku ke qenë?

I thoja, në punë. Nuk është e vërtetë, thoshte, je sterr i zi. Shes gazeta. Si është e mundur, të janë bërë dhe duart sterrë, thoshte.

Pastaj filloi të më besonte pak nga pak. Kam bërë shumë punë, kamarier, barist, kam ngritur shumë pjata, kam bërë shumë stërvitje”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com