Loading...

Fustanet e bardhë, tendenca e verës/Foto

driçojnë dhe i japin një hije elegante çdo veshjeje, vënë në dukje shumë mirë ngjyrën e marrë në plazh, janë një nga alternativat më në modë që kemi në dispozicion gjatë sezonit të nxehtë: fustanet e bardhë janë një element kryesor i veshjeve të verës dhe tani, pas disa muajsh pushim, kthehen të jenë zgjedhja jonë e preferuar në çdo moment të jetës së përditshme.

Të freskët dhe shumë të lehtë , të gjatë ose të shkurtër, do të jenë shoqet tona besnike që tani deri në fund të verës dhe do të bëhen veshja më klasike.

Të ngushtë dhe në model këmishe konfirmohen si zgjedhja më e mirë për ditë të gjata në zyrë dhe takime formale; fustanet e pambukut dhe të linosë janë zgjedhja e duhur për t’u përballur me temperaturat e nxehta të verës, si në qytet dhe në pushime; si për veshjet elegante të bardha, pëlhura të imta si dantella, të qëndisura ose të zbukuruara me frutulla, ose aplikime të çmuara, ato janë një domosdoshmëri me rastin e festave dhe ngjarjeve të tjera që kërkojnë një kod të veshjes më të rafinuar.

Ja një seleksionim i fustaneve të bardhë që nuk duhet të lini t’iu ikin./k.s/ATSH

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com