Ajo është një nga këngëtaret më të kërkuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.
Fatmira Brecani është shprehur se është përballur me ‘xhelozitë’ e kolegëve për suksesin që ka arritur, por kjo gjë i sjell lumturi.
E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’, këngëtarja e muzikës popullore tha se është e kënaqur kur përballet me kundërshtarë sepse e sheh veten më lart.
Fatmira Brecani: “Me telefoni një person nga Gostivari dhe më tha se e kishte gjetur numrin me vështirësi. Kishte pyetur disa këngëtarë, mi tha edhe emrat, dhe më erdhi shumë keq sepse unë ia kam dhënë numrin e kolegëve kur ma kanë kërkuar, dhe asnjë njeri nuk ia kishte dhënë numrin tim. S’ka asgjë tjetër përveç xhelozisë por unë jam shumë e kënaqur kur e shoh se kam kundërshtarë sepse e shoh veten më lart. Ma rrisin mendjen ata që më kanë inat.”