Miq dhe të afërm të 39-vjeçarit aktor i njohur ne Turqi, u mblodhën në Izmir për t’i dhënë lamtumirën e fundit aktorit ne sallen e Unversitetit të Arteve të Bukura, ku edhe ishte diplomuar.
Aktori i njohur edhe per shqiptaret, i serialit “Ertugrul”, Arda Oziri, u përcoll diten e marte mes lotesh per ne banesen e fundit, pak dite pasi humbi jeten ne nje aksident tragjik, pak pasi ishte ndare nga shoku me te cilin kishte pare ndeshjen finale te Liges se Kampioneve.
Ka qene ora 3:30 e mëngjesit të së dielës kur motori me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas me barrierat në një lagje të Stambollit.
Në mesin e pjesëmarrësve të shumtë ishin edhe aktorët e shokët e ngushtë, Burak Altay e Riza Kocaoglu.
Kocaoglu, i njohur për rolet në serialet “Ezel” dhe “I infiltruari” kujtoi se Arda, me të cilin kishte kaluar shumë vite në të njëjtën klasë, ishte rritur përpara të tjerëve pasi kishte humbur edhe babanë në moshë shumë të re.
“Ishte më i shpejti ndër ne. Edhe tani e provoi këtë”, tha Kocaoglu, ndërsa nëna e aktorit Belkis Oziri dhe e motra Sohret Eyipisiren, mezi qëndronin në këmbë.
Pas disa vitesh aktivizim vetëm në teatër, Arda Oziri u rikthye në ekran me serialin e suksesshëm “Ertugrul”, ku luajti rolin e Goktug, njeriut të besuar të Sadetin Kopek.
Miku i tij i ngushtë, Cengiz Çolak ka rrefyer per “hurriyet” momentet e fundit te aktorit:
“Mbrëme ai ishte me mua për të parë finalen e Ligës së Kampionëve. Kaluam një mbrëmje të këndshme, qeshëm shumë. I thashë, “mos shko në këtë orë, rri këtu”, por doli rreth ores 3:00 te mengjesit. Ai u aksidentua. Kam humbur një mik të ngushtë”.