Loading...

Rruga e Kaninës drejt përfundimit,investim i bashkisë Vlorë, me një vlerë rreth…

250 milion lekë për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Kaninë.

Një investim që është drejt përfundimit,ndërsa është bërë asfaltimi i rreth 4 km rrugë,teksa janë për tu përfunduar edhe ndricimi në një pjesë të rrugës.

E përfunduar ,rruga pritet ti japë zhvillim zonës së Kaninës,kryesisht për turizimin,duke e kthyer në një atraksionet turistike të rëndësishme të zonës. rruga e Kaninës,do të jetë një shtysë dhe ndihmë e madhe edhe për turizmimin kulturor në këtë zonë,teksa në kodër ndodhet edhe kalaja e cila është një kërkesat e shumta nga turistët e huaj dhe vendas për tu vizituar.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli e ka cilësuar një investim shumë të rëndësishëm,për një nga zonat e rëndësishme turistike të Vlorës,quajtur ndryshe edhe Ballkoni i Vlorës,ndaj ky investim merrë vlera të jashtëzakonshme. Cilësuar i tillë,si një investim me mjaft vlera edhe nga kryeplaku i fshatit Astrit Aliaj,teksa i ka dhënë një zgjidhje problemeve ,por edhe zhvillimit të zonës.Rruga është një investim i qeverisë shqiptare,bashkisë Vlorë dhe fondit shqiptar të zhvillimit,.me një vlerë rreth 250 milion lekë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com