Pritjes i ka ardhur fundi dhe sot Eno Popi është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij Antea ka sjellë në jetë një vajzë dhe të dyja ndodhen aktualisht në SHBA.
Eno e ka quajtur vajzën Liv, një emër shumë i veçantë dhe me një kuptim shumë të bukur.
Liv është emër tradicional skandinav dhe do të thotë “mbrojtje, përkrahje” ndërsa në gjuhën moderne norvegjeze, suedeze dhe daneze do të thotë “Jetë”.
Eno ende nuk ka arritur ta mbajë në duar vogëlushen e tij pasi ai ndodhet në Shqipëri, por më vonë edhe moderatori do të shkojë në SHBA për të marrë partneren dhe vogëlushen e për t’u rikthyer në Shqipëri.