Loading...

“10 vite pa babin…shumë! Tmerri i tij ishte që unë…”, e shohim rrallë, por Lori i Tanit të Top-it flet sot hapur

Teksa sot mbushen 10 vite nga vdekja tragjike e themeluesit të Top Medias, sic shume e njohin, Tanit te Top-it, Lori Hoxha ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Show”, ku u shpreh se për të është privilegj që është vajza e Dritan Hoxhës.

“Për mua është privilegji më i madh në jetë të jem fëmija i tij. Por sigurisht që ka edhe një lloj presioni. Je gjatë gjithë kohës në luftë që të bësh atë që do të donte të bënte ai, por pa e humbur veten tënde”, tha Lori.

Më tej, Lori thotë se në fillim nuk e konceptonte dot Tanin si gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. “10 vite pa babin është një mungesë shumë e madhe. Unë nuk e dija kush ishte Tani, gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. Unë kam qenë vetëm 14 vjeç kur ai iku. Unë e dija që punonte, pasi bënim një jetë të mirë, por nuk e dija që ishte njeri kaq i madh. Pasi ai iku, atëherë e kuptuam”.

Lori zbulon edhe një pjesë të karakterit të Dritan Hoxhës. “Pak njerëz e dinë, por ishte shumë fanatik. ‘Tmerri’ i tij ishte që unë po rritesha”, tregon Lori.

Por si e përkufizon ajo Dritan Hoxhën? “Një njeri i papërsëritshëm. Nuk vjen më as në familjen time, as në shoqërinë shqiptare. Nuk bëhen dy”, tha Lori.

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155453516451269/?t=0

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com