Loading...

Në 10-vjetorin e vdekjes së të atit, Lori Hoxha merr mesazhin përlotës nga e motra/Foto

Sot është një ditë e shënuar dhe mjaft e dhimbshme për familjen Hoxha. Dritan Hoxha themeluesi i familjes së madhe të “Top Media” si sot 10 vite më parë u nda nga jeta nga një aksident automobilistik.

Sot në këtë ditë të trishtë Lori Hoxha, vajza e madhe e Dritan Hoxhës ka postuar një mesazh mjaft prekës dhe mbështetës nga motra e saj e vogël, Redia.

“E di që je e trishtuar, kështu që nuk do të uroj një ditë të mirë. Në vend të kësaj të këshilloj të kesh thjesht një ditë. Qëndro e gjallë, ushqehu mirë, vish rroba të rehatshme dhe mos hiq dorë nga vetja jote. Deri atëherë, kalo një ditë tjetër” – ka qënë mesazhi që Redia i ka dërguar Lorit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com