Aktori i “Thor”, Anthony Hopkins ka shokuar të gjithë me deklaratën e fundit për të bijën me të cilën nuk flet prej 20 vitesh. Në një intervistë së fundmi ai është shprehur se nuk i intereson që ka një vajzë.
“Nuk ia ja kam idenë”, u përgjigj Hopkins kur u pyet nëse vajza Abigail e ka bërë gjysh. “Njerëzit ndahen. Familjet ndahen dhe jeta vazhdon. Njerëzit i marrin vetë vendimet. Nuk më intereson”, tha aktori.
Kur i thanë se kjo ngjan një deklaratë shumë e ftohtë nga ana e tij për vajzën, Hopkins u përgjigj: “Po, është e ftohtë sepse jeta është vetë e ftohtë”.
Abigail Hopkins, 48-vjeç është vajza e aktorit 80-vjeçar me gruan e tij të parë. Abigail është aktore, këngëtare dhe tekstshkruese.
“Ne jemi larguar nga njëri-tjetri. Dikur e shikoja një herë në vit. Jam pak e mërzitur, por duhet të vazhdoj jetën”, është shprehur vajza e aktorit dikur.