Loading...

Alketa Vejsiu prezanton bashkëshortin: “Kam marrë një nga çunat më të bukur të Vlorës” (Foto)

Alketa Vejsiu është gjithëmonë hermetike për jetën e saj private. Mirëpo gazetarja Rudina Dembacaj, ka arritur të zbulojë pak më shumë për partnerin e Alketës, gjatë intervistës në makinë në emisionin “Mos fol shoferit”. Alketa tregoi se ishin sytë blu të partnerit të saj, e bënë që të binte menjëherë në dashuri me të.

“ Sytë e tij. Aty filloi gjithcka se i ka sytë blu dhe jam shumë e lumtur që ia ka trashëguar dhe djali. Them që kam marrë një nga cunat më king të Vlorës. Është një lidhje që ka kompatibilitet, mirëkuptim, respekt. Mbi dashurinë është respekti. Për mua është respekti pastaj dashuria dhe pasioni. Nëse ka dashuri dhe s’ka respekt, atëherë është e destinuar të shpërbëhet. Këto funksionojnë të gjitha dhe na japin mundësi që ti japim fëmijëve një model të mirë.”- tregon moderatorja e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”.

E pyetur nëse bashkëshorti e mbështet në karrierën e saj, Alketa i përgjigjet: “ Shumë. Për cdo gjë. Ai mendon absolutisht që je një nënë më e realizuar dhe një partnere më e lumtur kur përmbush ashtu siç duhet interesat dhe pasionet e tua në jetë. Të dy jemi një skuadër e mire”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com