Princi Harry dhe Meghan Markle tashmë janë zyrtarisht të martuar. Dasma është zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar
Ceremonia martesore në kishë po vazhdon për çiftin më protagonist të ditës, Princ Harry dhe Meghan Markle.
Me një fustan të thjeshtë, por shumë elegant, nusja e vitit e ka lënë pa fjalë dhëndrin.
Teksa po i afrohej pikës qëndrore të kishës, Meghan e ka emocionuar pa kushte bashkëshortin e saj.Harry i ka kapur dorën nuses dhe më pas i tha: “Dukesh e mahnitshme. Më ke munguar”.
Këto ishin fjalët e para që Princ Harry i tha partneres së tij, pak minuta pasi i tha “Faleminderit” të atit, Princit Çarls i cili e shoqëroi në altar Markle.