Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo prej kohësh i është dedikuar familjes së saj duke u tërhequr nga jeta aktive në skenë.
Ditën e sotme ajo ka ndarë një bisedë me një prej fansave të saj. Ai ka treguar një rast konflikti me gazetaren Iva Tico.
Fansi i Ledinës i ka komentuar për një fustan që mban veshur, i cili është identik me atë të dy viteve më parë që Ledina e ka veshur kur prezantoi natën e tretë të festivalit të 55 në RTSH.
Ashtu siç tregon fansi Iva nuk ka qenë aspak e sjellshme me të madje i është kthyer vëngër.
“Mos u shqetëso i dashur! Kjo është një pseudogazetare e vyshkur, (rastësisht në herë e kam parë në Opinion_ që i ka ikur treni me kohë. Të përshëndes”.ka thënë Ledina pasi ka lexuar komentin e dërguar nga fansi i saj.