Loading...

U mbyll në dhomë dhe qante: E rëndë çfarë tha Eleni për grekët që e shanë për shqiponjën(Foto)

Me përfundimin e Eurovizion të gjithë këngëtarët kanë mbërritur në vendet e tyre dhe kanë dhënë reagimet e para për eksperiencën që përjetuan në Lisbonë të Portugalisë.

Njëra ndër tyre ka qenë dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila ndër të tjera ka treguar dhe ndjesitë e saj për komentet raciste dhe sharjet që mori pas fotos ku bënte shqiponjën me Eugent Bushpepën, përfaqësuesin e vendit tonë.

“Gjithë këto emisione më bën mbeturin vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke mbështetur disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racista që dikur më bën të ndjej turp dhe të kem frik të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqin”, ka rrëfyer Eleni për mediat greke.

Ndër të tjera njëri nga gazetarët e ‘Star Tv’ i cili ishte i pranishëm së bashku me grupin e Elenit në Portugali, ka treguar  për herë të parë edhe reagimin që këngëtarja ka bërë në momentin që mediat greke reaguan në atë mënyrë për shqiponjën që bëri me Eugentin.

“Të gjitha ato komentet negative që dëgjuam bënë shumë keq tek Foureira dhe shumë njerëz në Portugali pyesnin se përse grekët duhet të reagonin në atë mënyrë dhe arsyeja se përse ne gazetarët nuk i bëmë asnjë pyetje Elenit në lidhje me këtë temë, ishte sepse këngëtarja ishte në një gjendje shumë të rënduar psikologjike. Një ditë të tërë ajo u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari nga komentet e këtyre racistëve. Ajo foto është bërë edhe nga Dua Lipa dhe nga Rita Ora dhe nuk kishte lidhje fare me ato tema që u përfolën në Greqi”, ka treguar gazetari i ‘Star’.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com