Loading...

E njohim vetem si këngëtar por nuk do ta besoni se cili është profesioni i vërtet i Eugent Bushpepës

Eugent Bushpepa, këngëtari shqiptar që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovision ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Opinion” ku foli mbi eksperiencën atje, votimin e pikët që i dhanë Shqipërisë dhe zbuloi edhe kuriozitete për të që nuk i dinim.

I pyetur nga Blendi Fevziu sa kohë i merr muzika, Eugenti u shpreh se muzika i merr kohën më të madhe, por një pjesë të kohës ja kushton edhe studimit.

Këngëtari zbuloi se po vazhdon studimet për stomatologji duke e habitur Fevziun. “Një stomatolog që këndon pak e çuditshme”, u shpreh moderatori.

“Është pak e çuditshme, por unë gjithmonë kam qenë një person që kam pasur lidhje me mjekësinë në përgjithësi. Doja të isha mjek që i vogël. Mamaja ime ka qenë infermiere, djali xhaxhait është kirurg”.

“Në moshën 18 vjeçare jam larguar nga Shqipëria për të studiuar mjekësi në qytetin e Bolonjës, në Itali. Në pamundësi për ta përfunduar për shkak të disbalancës ekonomike, më duhej që të punoja. U riktheva në Shqipëri pas 4 vitesh. Një vit e gjysmë studiova mjekësi. U riktheva në Shqipëri, dhashë edhe një herë provimin, në vitin 2005. Fitova për mjekësi edhe në Shqipëri. Zgjodha rrugën më të shkurtër që të bëja stomatologji sepse isha edhe i angazhuar. Akoma nuk e kam mbaruar. Ishalla nuk del ndonjë gjë si puna e Eurovisionit që ma ndërpret”.

Ndërkohë Eugenti tregoi se aktualisht po merret edhe me albumin që do publikojë së shpejti.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com