Stresi është një ndër reperët më rebel në vendin tonë, i cili gjithmonë i thyen rregullat dhe është cilësuar shpesh si një’ bad boy’. Disa kohë më parë ai u përfol shumë nga mediat për shkak se u arrestua nga policia, pasi u kap në një lokal me lëndë narkotike së bashku me një grup miqsh.
Përveç problemeve me policinë, Stresi në rrjetet e tij sociale publikon shumë shpesh video dhe foto ku shfaqet duke konsumuar hashash, duke mbajtur armë ose duke thyer rregullat e qarkullimit.
Ai i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij teksa ka publikuar në “Instastory” një video që flet për mafien shqiptare, në të cilën shfaqen pako të mëdha me drogë dhe Stresi me armë në dorë.
“Kur mafia shqiptare bëhet e famshme në rrjete sociale”, shkruhet në faqe dhe në video dhe më pas shihet Stresi duke qeshur dhe duke konfirmuar se vazhdon ende të jetë një ‘bad boy’.
https://youtu.be/TlIENM9vs1U