Dukshëm vihet re se juria në këtë rast është treguar përcaktuese për ta çuar këngën shqiptare në finalen e madhe, duke na pozicionuar të tretët pas Izraelit dhe Austrisë.
Shkruan Altin Ketro
Edicioni i 63-të i Festivalit Evropian të Këngës që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë, shpalli fituese për vitin 2018 përfaqësuesen e Izraelit. Kënga e saj u vlerësua si më e mira me një total prej 529 pikësh, por realisht fitoren ia dha publiku evropian me 317 pikë, ndërkohë që juria profesioniste e vlerësoi me 212 pikë duke e renditur të tretën.
Gjithsesi, ajo që dua të evidentoj ka të bëjë me paraqitjen e Eugent Bushpepës që përfaqësoi Shqipërinë në këtë ngjarje të rëndësishme të muzikës evropiane. Ai vinte në këtë eveniment me këngën “Mall”, duke qenë njëkohësisht autor i tekstit dhe i muzikës. Paraqitja e Eugentit, si nga pikëpamja vokale, ashtu dhe ajo skenike, u vlerësua mjaft nga kritika, çka ngjalli pritshmëri të mëdha edhe në fazën para kualifikuese.
Kështu, në saj të talentit vokal, Eugenti arriti që pas disa edicionesh ta çojë sërish Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovizionit. Por, për të arritur deri aty, atij iu desh të kalojë fazën e parë kualifikuese të gjysmëfinaleve. Nga 19 shtete pjesëmarrëse në këtë fazë, ai arriti të korrë një total prej 162 pikësh, duke u renditur i teti.
Risi e këtij Festivali, ishte se organizatorët kishin bërë një ndarje të re të pikëve, duke mos i mbledhur në total pikët e jurisë dhe ato të publikut, por duke i paraqitur ato veçmas, gjë që rriti më shumë transparencën. Gjithashtu, kjo nxori në pah se cili është vlerësimi real që bën juria profesioniste e cila e shikon këngën e këngëtarin në të gjithë diapazonin e tij, dhe cili është perceptimi i publikut i cili është subjektiv dhe kryesisht më shumë i jep rëndësi spektaklit sesa anës cilësore dhe përmbajtjes të këngës.
Ajo që duhet theksuar në këtë Festival, është se për herë të parë Shqipëria kish aty tri përfaqësues të saj. Përveç Eugentit, dy shtete pjesëmarrëse, Italia dhe Qipro, kishin si përfaqësues të tyre dy bashkatdhetarët tanë, Ermal Meta dhe Eleni Fueria. Kjo rriti edhe më shumë ndjesinë që, në mos njëri, tjetri do arrinte ta “rrëmbente” fitoren, gjë që nuk u realizua dot.
Po le të kthehemi tek përfaqësimi ynë në Eurovizion që, për lehtësi kuptimi, do ta paraqes me tabela, ku secili mund të shohë qartë se cilët na votuan e cilët votuam.
Për ta nisur nga faza gjysmëfinale, kemi këtë pozicion në renditje për Shqipërinë:
Renditja e jurisë Pikët e jurisë Renditja e publikut Pikët e publikut Renditja finale Pikët totale
3 114 11 48 8 162
Dukshëm vihet re se juria në këtë rast është treguar përcaktuese për ta çuar këngën shqiptare në finalen e madhe, duke na pozicionuar të tretët pas Izraelit dhe Austrisë.
Po, cili ishte vendimi që dha juria profesioniste dhe publiku shqiptar për shtetet e tjera pjesëmarrëse në Natën Finale? Po votat e shteteve të tjera për Shqipërinë? Tabela e mëposhtme na e tregon qartë se si janë ndarë votat dhe shijet e secilës palë. Publiku le të gjykojë vetë për secilin rast.
Votat e Shqipërisë për shtetet e tjera (juria + publiku):
Renditja Shteti Pikët e jurisë Pikët e publikut Pikët totale
1 Italia 12 12 24
2 Qipro 10 10 20
3 Gjermania 6 8 14
4 Bullgaria 8 6 14
5 Franca 7 5 12
6 Irlanda 0 7 7
7 Izraeli 5 1 6
8 Suedia 4 0 4
9 Estonia 0 4 4
10 Serbia 3 0 3
11 Britania 0 3 3
12 Moldavia 2 0 2
13 Austria 0 2 2
14 Çekia 1 0 1
Votat e shteteve pjesëmarrëse për Shqipërinë (juria + publiku):
Renditja Shteti Pikët e jurisë Pikët e publikut Shuma e pikëve
1 Mali i Zi 10 10 20
2 Maqedonia 6 12 18
3 Greqia 7 10 17
4 Italia 0 12 12
5 Azerbajxhani 12 0 12
6 Portugalia 10 0 10
7 Islanda 10 0 10
8 Hungaria 10 0 10
9 Austria 7 2 9
10 Polonia 7 0 7
11 Britania 7 0 7
12 Zvicra 0 7 7
13 Bjellorusia 7 0 7
14 Bullgaria 7 0 7
15 Çekia 6 0 6
16 Qipro 6 0 6
17 Sllovenia 4 1 5
18 Kroacia 1 4 5
19 Gjeorgjia 4 0 4
20 Irlanda 2 0 2
21 Belgjika 2 0 2
22 Serbia 1 0 1
23 Armenia 0 0 0
24 Australia 0 0 0
25 Danimarka 0 0 0
26 Estonia 0 0 0
27 Finlanda 0 0 0
28 Franca 0 0 0
29 Gjermania 0 0 0
30 Izraeli 0 0 0
31 Letonia 0 0 0
32 Lituania 0 0 0
33 Malta 0 0 0
34 Moldavia 0 0 0
35 Hollanda 0 0 0
36 Norvegjia 0 0 0
37 Rumania 0 0 0
38 Rusia 0 0 0
39 San Marino 0 0 0
40 Spanja 0 0 0
41 Suedia 0 0 0
42 Ukraina 0 0 0
Totali i pikëve 126 58 184
Duhet theksuar se, përpos të tjerave, Gjermania, Franca, Izraeli, Suedia, Moldavia dhe Estonia nuk na vlerësuan me pikë, ndonëse nga ana jonë iu dha pikë atyre. Rezulton se 57 për qind e shteteve që i votuam na respektuan në reciprocitet, kurse 43 për qind e tyre jo. Zhgënjim të madh patën shqiptarët nga votimi i jurisë italiane e cila i dha zero pikë Shqipërisë. Bie në sy mbështetja e fuqishme e emigrantëve shqiptarë kryesisht në Itali, Greqi dhe Zvicër, si dhe e bashkatdhetarëve tanë në Maqedoni dhe Mal të Zi. Gjithashtu vlen të përmendet edhe vota e jurive profesioniste fqinje; malazeze, greke, maqedonase e serbe për Shqipërinë, që deri dje kemi menduar se vinte vetëm prej votave të shqiptarëve që jetojnë atje.
Renditja përfundimtare e shteteve finaliste sipas pikëve:
Shteti Pikët e jurisë Pikët e publikut Pikët totale Përqindja e pikëve
Izraeli 212 317 529 10.6
Qipro 183 253 436 8.7
Austria 271 71 342 6.9
Gjermania 204 136 340 6.8
Italia 59 249 308 6.2
Çekia 66 215 281 5.6
Suedia 253 21 274 5.5
Estonia 143 102 245 4.9
Danimarka 38 188 226 4.5
Moldavia 94 115 209 4.2
Shqipëria 126 58 184 3.7
Lituania 90 91 181 3.6
Franca 114 59 173 3.5
Bullgaria 100 66 166 3.3
Norvegjia 60 84 144 2.9
Irlanda 74 62 136 2.7
Ukraina 11 119 130 2.6
Hollanda 89 32 121 2.4
Serbia 38 75 113 2.3
Australia 90 9 99 2.0
Hungaria 28 65 93 1.9
Sllovenia 41 23 64 1.3
Spanja 43 18 61 1.2
Britania 23 25 48 1.0
Finlanda 23 23 46 0.9
Portugalia 21 18 39 0.8
Klasifikimi final pas pikëve të marra në votim:
Shteti POZICIONI NË RENDITJE Me pikët totale Me pikët e jurisë Me pikët e publikut
Izraeli 1 3 1
Qipro 2 5 2
Austria 3 1 13
Gjermania 4 4 6
Italia 5 17 3
Çekia 6 15 4
Suedia 7 2 23
Estonia 8 6 9
Danimarka 9 20 5
Moldavia 10 10 8
Shqipëria 11 7 18
Lituania 12 11 10
Franca 13 8 17
Bullgaria 14 9 14
Norvegjia 15 16 11
Irlanda 16 14 16
Ukraina 17 26 7
Hollanda 18 13 19
Serbia 19 21 12
Australia 20 12 26
Hungaria 21 22 15
Sllovakia 22 19 21
Spanja 23 18 24
Britania 24 23 20
Finlanda 25 24 21
Portugalia 26 25 24
Si përfundim, duke u nisur nga renditja, rezulton se kënga që përfaqësoi Shqipërinë ka ngjitur tek pjesa profesionale e jurive, kurse publiku i gjerë evropian nuk i ka dhënë atë vlerësim që ne prisnim. Pa mohuar cilësitë e shkëlqyera që shfaqi grupi ynë, fakti është se ajo që bën diferencën është vota publike. Pavarësisht se ka interpretime për ndikime të faktorëve politikë në vendimmarrjet e jurive, votimi i këtij viti, që i paraqiti veç e veç, na tregoi se tjetër janë shijet e jurive e tjetër të publikut.
Tani e tutje, për organizatorët e këngës në RTSH del domosdoshmëri që duke nisur nga ky vit, përfaqësimi i Shqipërinë në Eurovizion të jetë një ndërthurje e shijeve të jurive me ato të publikut, pra e zërit me ritmin e spektaklin. Natyrisht, nëse duam të futemi në TOP 5. Eurovizion 2018, e jo vetëm, na e tregoi mjaft qartë këtë!