Loading...

E shanë dhe e ofenduan, por pas performancës mahnitëse grekët çmenden pas Eleni Foureiras

Mbrëmjen e sotme është dhe finalja e madhe e Eurovizion, ku si asnjëherë më pare në të do të performojnë tre këngëtarë me orgjinë shqiptare. Eugent Bushpepa, Eleni Foureira dhe Ermal Meta janë diskutuar ditët e fundit në shumë media për shkak të performancave mahnitëse që ngritën në këmbë sallën e Eurovizion, por edhe për origjinën e tyre.

Madje një foto ku Eugenti dhe Eleni bënin shqiponjën me duart e tyre u komentua shumë gjatë nga mediat greke, të cilat shpërthyen kundër këngëtares që përfaqëson Qipron duke  e quajtur atë një provokim, e madje debati shkoi deri atje sa që kërkuan që ti hiqej nënshtetësia greke.

Por duket se së fundmi mediat greke kanë ndryshuar mendim për Elenin. Pas performancës së saj elektrizuese në gjysmë finalen e parë, Eleni është komentuar gjatë në të gjitha mediat botërore dhe përflitet se ajo do të jetë fituesja e këtij edicioni.

Kjo gjë ka ndikuar që greket të pendohen për fjalët e tyre dhe së fundmi në mediat e ndryshme është hapur debati dhe shumë gazetar kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre ndaj kanalit shtetëror ERT, të cilët kanë refuzuar që Eleni të përfaqësonte Greqinë.

Ata shprehën hapur mbështetjen e tyre për Qipron dhe për Elenin dhe janë të sigurt që ajo do kthehet me një triumf në vendin e tyre.

Njëri ndër gazetarëve të njohur vendas, Dhimos Verikios ka deklaruar publikisht për televizionin ‘Alpha’ se këngëtarja shqiptare Eleni është një mrekulli në skenë dhe se talente si ajo duhet të mbështetën shumë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com