Ish-ylli i kombëtares angleze Paul Gascoigne, tashmë 50-vjeç, në një event rreth futbollit të mbajtur në Canock, Angli, ka folur rreth eksperiencës së tij duke rrëfyer shumë histori interesante nga jeta dhe karriera e tij.
Lajmi i parë i mirë që dha ish-legjenda ishte lënia e alkoolit, teksa tha që tani po shijon jetën.
E mes gjithë rrëfenjave të tij, Gascoigne komentoi edhe vizitën e tij në Shqipërinë prill të vitit 1989, ku asokohe ishte pjesë e ekipit U21 të “3 luanëve”.
Paul Gascoigne tha:
“Kur shkova në Kupën e Botës, ishte pjesë e kombëtares U21, dhe isha edhe në Shqipëri. Ai ishte një vend shumë kot, keni qenë ndonjëherë atje? Akoma më keq edhe se këtu në Canock.”