Loading...

Plas debati te emisioni i Çanit, Gëzim Kruja ka peng titullin “Nder i Kombit”, Ariani telefonon Metën, por…

Aktorët e shfaqjes së re “Lufta dhe Paqja…pa Pilaf” që do të shfaqet premierë në Teatrin “Migjeni” në Shkodër”, ishin të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” mbremjen e te premtes.

Në mesin e aktorëve që luajnë në këtë shfaqje, janë edhe dy artistët e famshëm Zef Deda dhe Gëzim Kruja, ku mes tyre ka nisur një debat se kush kishte më shumë vite në skenë.

Gëzim Kruja ka shprehur pengun e zemrës së tij që nuk e ka marrë akoma titullin “Nder i Kombit” kur ai ka më shumë vite në skenë se Deda.

0ddc5c33-ec6e-4a7e-b1dd-becd4420c9a2

Për këtë gjë, Arian Çani ka nxituar të marrë në telefon Presidentin Ilir Meta, por ky i fundit nuk është pëgjigjur.

Në replikë të deklaratës së Krujës, Zef Deda ka bërë një deklaratë të fortë: “Mua m’i kanë dhënë titujt, nuk i kam kërkuar, ama mora vesh se Donald Trump ma ka bo një titull, faleminders”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com