Familjet që preken nga projekti “Lidhja e Rrugës Transballkanike me superstradën Fier-Vlorë” përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e qirasë deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehim.
Ky është një nga ndryshimet e fundit të miratuara sot nga Këshilli i Ministrave, i cili më parë parashikonte pagesën e qirasë vetëm për një periudhë tre vjeçare.
Financimi i qirasë për familjet përfituese për vitin 2018 do të mbulohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, shkruan scan.tv. Ndërsa, për periudhën në vijim financimi i nevojshëm do të mbulohet në masën 50% nga buxheti i shtetit që akordohet për strehim dhe 50% nga Bashkia Vlorë./syri