Loading...

Preket moderatorja, Timo Flloko i dedikon poezi emocionuese vajzës së Alketa Vejsiut (Foto)

Moderatorja Alketa Vejsiu dhe regjisorja  e njohur Vera Grabocka janë një nga dyshet e pandara të televizionit shqiptar që ndër vite kanë sjell për publikun shqiptar një serë  programesh të suksesshme.

Ato përveçse  kolege në punë, janë edhe dy mikesha shumë të mira  dhe madje familjet e tyre janë edhe shumë të lidhura.

Së fundmi bashkëshorti i  Vera Grabonckës, aktori i njohur shqiptar Timo Floko, e ka emocionuar shumë moderatoren pasi i ka bërë një dhuratë shumë special vajzës së saj  të vogël, Nikol.

Në librin e tij  aktori i ka dedikuar një poezi vajzës së moderatores. Alketa  e prekur  nga kjo surprizë e ka ndarë këtë poezi me ndjekësit e saj.

“Timo Flloko… Te them Faleminderit nuk e vleresoj sic duhet kete dhurate te vyer,”- shkruan  Alketa në përshkrim të postimit të saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com