Ermal Meta arriti të marrë çmimin më të madh të muzikës italiane duke fituar në Sanremo. Ai u largua kur ishte 13 vjeç nga Shqipëria, për të nisur në Itali ëndrrën e muzikës, ku duket se ja doli.
Ermali është pyetur në ceremoninë e hapjes së Eurovizionit nëse e ka ndjerë dashurinë e publikut shqiptar, të cilët e mbështesin në këtë pjesëmarrje në Eurovision.
“Po, e ndjej këtë dashuri. Kam lindur atje 37 vite më parë dhe jam larguar përpara 24 vitesh, por kur ke rrënjë të forta mund të rritesh kudo, gjithsesi, rrënjët mbeten gjithnjë atje”, tha Ermali.
I pyetur nëse kishte biseduar me përfaqësuesen e Qipros, Eleni Foureira, për qytetin e Fierit, ku të dy kanë lindur, Ermali tha: “Jo, ende jo.”