Loading...

Pëlqeu foton e ish-it në facebook dhe bëri sherr me gruan, përgjigja e saj e habit

I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek “E diela shqiptare” ishte sot Arturi, një burrë i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Arturi kishte ftuar bashkëshorten e tij Manjolën për t’i kërkuar falje pasi shumë vite më parë e kishte tradhtuar dhe tani vonë ish-it i kishte bërë “like” në Facebook, ç’ka kishte sjellë debat mes tij dhe Manjolës.

“Historia ime me Manjolen ka filluar në vitin 2000, kemi 2 fëmijë nga martesa jonë. U njohëm kur ajo ishte 15 vjeç, unë 24. E rrëmbeva dhe doja të martohesha me Manjolën. Jeta vazhdoi mirë me sakrificat tona pa ndihmën e askujt. mes njëri-tjetrit. E falenderoj si grua, si nënë. Ne punojmë shumë që t’i plotësojmë kushtet fëmijëve”.

“Por ajo është shumë xheloze sepse unë kam kontakte me shumë persona, me femra, por s’ka faj sepse para shumë kohësh e tradhtova. Ime shoqe e vuajti. E zbuloi dhe unë e pranova. Manjola për hir të familjes, për hir të fëmijëve e kaloi çdo gjë pas. Çdo gjë filloi për mirë, fëmijët po rriteshin, por shumë shpejt doli një problem tjetër që se kisha menduar”

“I çova nje like ish-it tim. Ç’desha unë. Artur më pyeti ke vazhduar prape me ate? Jo i thashe se ajo eshte harruar. Kerkova falje i thashe nuk e perseris me, ishte nje like i pavetedijshem, patem debat. Kam ardhur t’i kerkoj falje sepse e lendova”, tregoi Arturi.

Manjola e pranoi ftesën për të qenë pjesë e emisionit dhe kur erdhi në studio Arditi e krahasoi atë me një aktore Hollywoodi.

“Manjol dua te falenderoj per sakrificat qe ke bere, je nje bashkeshorte dhe nene e mrekullueshme, te kam lenduar prandaj kam ardhur ketu sot te me falesh. Te dua pergjithmone, te dashuroj”, i tha Arturi bashkëshortes. Manjola e fali të shoqin dhe i tha “Të dashuroj” duke e habitur Arturin me përgjigjen e saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com