Loading...

Nuk fliste prej vitesh me Edi Ramën, Arian Çani tregon për herë të parë arsyen

Në qershor të vitit të kaluar bëri bujë lajmi se kryeministri Edi Rama do të ishte i ftuar në “Zonë e lirë” dhe se kjo do të ishte një përballje e Çanit me Ramën pas shumë vitesh që nuk “flisnin”.

I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Çani u shpreh se kjo nuk është e vërtet, ata nuk janë zënë, por i kanë lënë lajmet të qarkullonin vetë.

“Po nuk ishim zënë në fakt. Që të pajtohesh me një njeri duhet të zihesh. Janë gabim, janë legjenda po unë i lija vetë të qarkullonin se më interesonin. Sa më shumë thashetheme bënin, aq më mirë isha unë”, u shpreh moderatori.

I pyetur mbi thashethemet se Rama i ka bërë një “nder” që të vijë në emision, Çani u përgjigj: “S’më ka blerë, po të ndodhte do e tregoja hapur. Nuk jam nga ata, nuk blihem e shitem. Por unë nuk dua ta heq këtë mister, më pëlqen ky thashethem”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com