Loading...

Plagosen rëndë 31 shqiptarë, spitali shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Pas aksidentit të autobusit që ndodhi në vendin e quajtur Dedesh, në Spitalin e Pejës janë dërguar për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit.
Njoftimi nga Spitali i Pejës thotë se asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuat në Spitalin e Pejës, përcjell Express.

“Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit”, thuhet në njoftim.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.
Më herët, lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ai ka thënë se tani mund të japim informacione se gjatë këtij aksidenti kanë pësuar lëndime trupore dhjetëra persona.
Aksideënti ka ndodhur në vendin e quajtur “Dedesh”, në Komunën e Pejës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com