Loading...

Këngëtarja me origjinë shqiptare bën shqiponjën me Bushpepën, politikania greke e ”degjeneron” në Facebook: Të mbajmë ne me lekë

Pas disa vitesh karrierë të suksesshme artistike në Greqi, këngëtarja Eleni Foureira më në fund ka vendosur të thotë të vërtetën, duke pohuar se nuk ka origjinë nga Meksika, por ka lindur në Fier, në Shqipëri.

Ajo ka disa kohë që e ka deklaruar këtë, madje së fundmi ka shtrënguar duart me Eugent Bushpepën pasi të dy konkurrojnë në skenën prestigjioze të Eurovizionit.

Ata kanë bërë shqiponjën me duar, ndërsa kanë treguar krenarinë e të qënit shqiptar në këtë skenë. Mirëpo ashtu si vetë këngëtarja kishte deklaruar që nuk kishte treguar për vite të tëra se ishte shqiptare pasi e paragjykonin, Eleni është paragjykuar ditët e fundit në Greqi, duke u akuzuar se është mbështetëse e Shqipërisë së Madhe.

Ditën e djeshme politikania greke Ραχήλ Μακρή ka shkruar në profilin e saj në Facebook se shqiptarja e cila u bë e famshme me paratë e grekëve guxon të bëjë shqiponjën shqiptare me duar.

Duke e ironizuar këngëtaren si “meksikania” për shkak se Eleni fillimisht deklaroi se ishte meksikane, Ραχήλ shkruan se duhet ta dërgojnë shqiptaren në vendin e saj që të bëjë shqiponjën sa të dëshirojë, pasi në Greqi duhet të respektojë historinë e vendit.

Politikania greke e cila tregon qartë racizmin e saj ndër të tjera shkruan:

“Meksikania” që deri dje ndiente turp të thoshte se ishte nga Shqipëria tani dëshiron një Shqipëri të madhe dhe as nuk pyet e as nuk kërkon falje. Ajo po luan me inteligjencën e grekëve.”

Postimet e saj janë pëlqyer shumë dhe komentuesit kanë vazhduar me fyerjet ndaj shqiptares. Këngëtarja e cila duket se është mësuar me komentet raciste, ka zgjedhur të mos i përgjigjet politikanes./JOQ.al.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com