Ai herë pas here i shfaq edhe publikisht shoqes së tij të jetes ndjenjat më të pastra.
Po flasim për aktorin shkodran të humorit Julian Dedën, i cili ditën e sotme i ka bërë një dedikim emocionues bashkëshortes së tij, shkruan ShkodraNews.
Teksa të dy shfaqen në një foto së bashku, Juli shkruan fjalë dashurie për bashkëshorten e tij.
“E dashuroj këtë grua…!”, shkruan Deda në një foto me gruan. Foton aktori e ka publikuar në faqen e tij në Instagram, ku dhe ka marrë shumë reagime nga fansat.
Armanda dhe Juli kanë dy fëmijë, Reinën dhe Mateon. ShkodraNews