Prej vitesh ata janë të martuar dhe sot janë prindër të dy fëmijëve, Joelit dhe Sias të porsalindur.
Po flasim për çiftin e njohur të showbizit shqiptar Ermal Mamaqin dhe Amarda Toskën.
Kjo e fundit pas kaq shumë vitesh na ka shuar edhe kuriozitetin se si duken unazat e saj të fejesës dhe martesës.
Ami në një foto që ka publikuar së fundmi në InstaStory, ku reklamon biznesin e saj, shfaq krejt qartazi unazat e saj.
E duhet thënë se të dyja unazat e Amit janë shumë elegante dhe të zgjedhura me shije që i rezistojnë kohës, shkruan ShkodraNews.
A nuk mendoni edhe ju kështu?