Ajo shumë shpejt arriti të shndërrohej në një nga vajzat më të dashura të ekranit.
Po flasim për Luana Vjollcën, e cila shkallët e famës në televizion i nisi si velinë e “Fiks Fare” e së fundmi e kemi parë edhe si autore dhe moderatore të emisionit “Shiko kush luan”.
Pas një periudhe pauze, Luana njofton se do të rikthehet së shpejti në ekran, por pa dhënë shumë detaje, shkruan ShkodraNews.
Ama ndërkohë ajo është shumë aktive ne rrjete sociale, ku së fundmi ka publikuar disa foto në bikini. Luana shfaqet më përvëluese se kurrë…
Madje Luana ka publikuar edhe një foto të 7 viteve më parë, duke i dhënë fund zërave se ajo i është nënshtruar disa operacioneve plastike.
Fotot kanë gjeneruar shumë reagime në rrjete sociale. /ShkodraNews