Loading...

Arjan Çani lë Klanin për Top Channel? Duket i emocionuar në daljen e parë

Mbremjen e sotme, Arian Cani eshte pare ne ekranin e Top Channel, ne emisionin e humorit, Portokalli, perballe personazhit qe e imiton.

Çani ishte i ftuar në skeçin “Zona e Bryllit”, një imitim i “Zonë e Lirë”.

Kjo është hera e parë e Çanit në Top Channel, gjë të cilën ai e ka vënë në dukje vazhdimisht

“Kam emocione që vij këtu, pasi për mua është hera e parë që vij këtu, ndërkohë që të shikoj ty çdo të premte të më imitosh mua”, u shpreh Çani, i cili i beri nje ftese edhe aktori qe te shkonte ne emisionin e tij, pasi tani barrierat jane thyer.

“Nuk e di nëse do të ftoja une ty të vije në emisionin tim, a do të vije?”, pyet Çani, Vanin e “Zona e Brrylit”.

“Sigurisht mo plak, pse të mos vij, tani janë ulur gjakrat”, thotë ky i fundit, i cili duket se i referohet “luftës” në distancë mes dy televizioneve të njohur, ku Top Channel është shquar për faktin se nuk i lejonte aktorët e “Portokallisë, që të shkonin në emisionet e tjera, sidomos ato të klanit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com