Loading...

Avancojnë gjërat mes Pamela Anderson dhe të riut miliarder shqiptar, ish-it të Anxhelina Hadërgjonajt !

[sgmb id=”1″]

Afro një javë më parë Fatmir Hysenbelliu, një nga miliarderët më të rinj në moshë në Shqipëri bëri publik takimin e tij të rastësishëm me Pamela Anderson, e cila e ka nisur karrierën si pornostare për të vazhduar si një aktore e suksesshme në kinematografinë amerikane. Të ftuar të dy në një event të rëndësishëm të huaj, ku të gjithë ishin VIP ose shumë të pasur, Fatmiri ishte në të njëjtën tavolinë me aktoren.

Ata realizuan disa foto bashkë të cilat bënë shumë bujë, duke u menduar se do të mbetej me aq, një takim i rastësishëm, një bisedë e këndshme dhe shkëmbim llogarish në rrjetet sociale.

Por, duket se aktores se njohur Anderson i ka lënë aq përshtypje të mira miliarderi i ri shqiptar, njëkohësisht ish i dashuri i Anxhelina Hadërgjonajt, sa ka filluar të shohë çdo foto të tijën në Instagram.

Ku ka ndaluar do thoni ju?

Pamela, ish-ylli i ‘Baywatch’ ka ndaluar në një foto të Fatmirin në Dubai, të vitit të kaluar, ku ai po merr rreze në një jaht dhe shpalos plot krenari muskujt e tij të barkut. Po, ‘WOW’ ka thënë edhe Pamela.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com