Ata nuk ndalen dhe duket që e kanë marrë seriozisht punën e identifikimit dhe ndëshkimit të shkelësve të qarkullimit rrugor.
Por kohët e fundit, policia Rrugore thotë se kanë vënë r një trend në rritje të shofereve femra problematike, sa i takon zbatimit të rregullave të qarkullimit.
“Si rezultat i kontrolleve konstatohet një numër në rritje i drejtuesve të mjeteve në shpejtësi tej normave apo në përdorim alkooli por edhe i drejtuesve femra për të tilla shkelje që janë konstatuar nga shërbimet e policisë rrugore Tiranë”, thotë Erjon Ahmeti, shef i qarkullimit rrugor Tiranë.
Sipas policisë me ngrohjen e kohës rritet edhe përdorimi i alkoolit veçanërisht gjatë fundjavës, ndaj kontrollet do jenë të vazhdueshme.
“Ne do jemi çdo ditë në terren, jo vetëm për menaxhimin e trafikut por edhe për konstatimin e këtyre shkeljeve, jo vetëm gjatë fundjavave për të parandaluar ngjarjet rrugore”, thotë ai.