[sgmb id=”1″]
Aktorja e Hollywood, Estella Warren është arrestuar pasi ka sulmuar të dashurin e saj me lëndë acidike.
Çifti pati një konflikt në apartamentin e saj në Kaliforni, kur ajo humbi kontrollin dhe i hodhi një substancë që kishte përbërje acidike, por nuk dihet nëse ishte acid.
Policia raportoi se i dashuri i saj, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Arrestimi i saj nuk zgjati shumë pasi doli duke paguar garancinë prej 20 mijë dollarësh.
Kjo nuk është hera e parë që 38-vjecarja është arrestuar pasi edhe në 2011-ën, përplasi tre makina dhe qëlloi një polic, duke refuzuar që të prangosej