Moderatorja Floriana Garo vetëm pak kohë më parë është bërë nënë për herë të parë.
Por që pas lindjes së vajzës Floriana është munduar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe ka rralluar fotot në rrjetet sociale por kur poston tërheq vëmendjen e të gjithëve.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shfaqet një muaj pas lindjes dhe duket në formë të shkëlqyer.
Pavarësisht fryrjeve të shtatzënisë, lodhjes që po kalon me rritjen e vajzës, moderatorja ja ka dalë më së miri të rikthejë format e saj trupore në kaq pak kohë.