[sgmb id=”1″]
Babai i yllit të Hollivudit Paul Walker ka folur për dhimbjen për largimin e djalit dhe luftën e vazhdueshme për të kuptuar vdekjen e djalit të tij edhe katër vjet më vonë.
Në një intervistë emocionuese për DailyMail, Paul Walker Sr, ka folur dhe mbi filmin e fundit “The Fate and the Furious”, i pari film pa aktorin e ndjerë. Walker thotë se vazhdon ende të mos e pranojë vdkejen e djalit të tij dhe e kishte me dy mendje për të parë filmin e ri.
“Jam më i mbyllur tani, nuk dal shumë pasi më rrëzoi vdekja e Paul. Kam miqtë e mi të mirë, me të cilët mbaj kontakte, dhe më kanë mbështetur dhe janë treguar shumë të mirë me mua. E vetmja gjë e mirë që shoh është që Zoti e mori në shtëpinë e vet. Vetëm këtë qetësi mund të gjej”, ka thënë ai për intervistën ekskluzive për Daily Mail.
Ai mban gjallë kujtimet e djalit të tij duke shkruar gjërat që Paul thoshte në media.
“Vdekja e Paul më ka ndryshuar për më mirë. Jam bërë më i vëmendshëm, ashtu siç ishte ai. Jam më i vëmendshëm për njerëzit dhe bëj disa nga gjërat që ai ka thënë…. mbaj një gazetë dhe kujtoj gjërat që Paul ka thënë kur ka qënë i vogël dhe i shkruaj. Nuk mund ta besoj se sa i thellë ishte ai në një moshë aq të re. Ato ishin mendime origjinale që vinin prej tij”, vijon i përlotur i ati.
Walker thotë se e ka parë filmin e fundit të miqve të bashkuar, dhe beson se djali i tij, i cili ndërroi jetë në një aksident me makinë në 2013, do të ishte i lumtur që dilmi vazhdoi pa të.
“Të tregohem i ndershëm, nuk isha i sigurtë nëse doja ta shihja. Por kur e pashë, fatmirësisht i rrethuar nga miqtë, disa që e njihnin Paul që kur ishte fëmijë i vogël, dhe ishte i mrekullueshëm. Ishte film i bukur. Mendoj se Paul do e donte shumë. Mund ta shoh tek më thotë “Babi, duhet ta shohësh, është çmenduri”. Pikërisht këtë do më thoshte”, vijon Walker.