Regjisorja e njohur Vera Grabocka edhe pse nuk shfaqet shumë në ekrane televizive, emri i saj përmendet gjithandej nëpër media.
Ajo ka dhënë kontribut të madh për televizionin, por edhe për kinematografinë pasi jo të gjithë e dinë që kur Grabocka ishte 19 vjeçe ka luajtur në një film shqiptar.
“Montatorja” është një prodhim i vitit 1970 ku producentja luan rolin e mikeshës së ngushtë të personazhit kryesor me emrin Hëna e cila dëshiron të bëhet montatore.
Në një fragment të filmit, Grabocka shfaqet me një shami në kokë ndërsa në një pjesë tjetër me flokët e zeza të kapura bisht.