Loading...

U “zhduk” pas largimit të papritur nga Top Channel, Adi Krasta ka diccka për të thënë

Ai është një nga prezantuesit më të mirë në Shqipëri, por ccuditërisht nuk prezanton në asnjë televizion. Adi Krasta u largua nga Top Channel pak kohë më parë, për arsye që ende nuk dihen. Së fundi ai ka reaguar në lidhje me raportin e DASH, ku media cilësohet në një pjesë të mirë si e kapur nga politika dhe korrupsioni. Ai shkruan se ne nuk na duhet një raport për të kuptuar që media nuk është në ditët e saj më të mira. Krasta shkon më tej teksa shtron pyetjen se ku është reagimi i pjesës më të shëndetshme të publikut.

‘’Nuk duhet raporti i Departamentit te Shtetit per te kuptuar e konfirmuar se media e mire ne vendin tim ia ka lene vendin medias se dobet e te kapur. Pyetja ime eshte: Ku eshte reagimi i pjeses se mencur e te shendeteshme te publikut? Ky reagim mungon!”, shkruan Krasta.

Ndërkohë në raportin e DASH për mediat thuhej: Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi të gjerë pikëpamjesh, megjithëse pati disa përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe indirekt politik e ekonomik ndaj saj, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që punonin për histori investigative për krimin dhe korrupsionin”.

Po ashtu, “presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve e ndrydhën medien e pavarur të shkruar” dhe problem mbeti autocensura.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com