Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, është reperi më i ndjekur nga të rinjtë, kryesisht nga adoleshentët, të cilët preferojnë dhe frekuentojnë klubet ku Stresi performon zakonisht. Reperi njihet për natyrën e tij rebele dhe impulsive, pasi shpesh herë e kemi parë në situata konfliktuale. Kësaj here ai ka sfiduar sërish hapur policinë.
I ftuar në Shkodër për të mbajtur koncert në një prej klubeve të njohur të natës në këtë qytet, reperi problematik, ka bërë një thirrje publikë në profilin e tij në rrjetet sociale, ku shkruan:
Apel tanë shokëve e dashamirëve shkodranë të na e binë nji cingare bar se marum…
Ndërsa pas disa minutash, ai ka publikuar një tjetër video, ku thotë:
Faleminderit shumë të gjithë që u munduat me e sjellë, por e gjetëm. Faleminderit shumë, shumë.
Ju kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Stresi u arrestua nga policia në një prej lokaleve të Tiranës, ku sipas policisë iu kap edhe një sasi e vogël droge.