Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare Almeda Abazi, që e shohim së fundmi nën moderimin e “Dancing with the Stars”, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në Xing me Ermalin.
Almeda është martuar me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman dhe ka folur shumë rreth martesës me të.
Velina e Ermalit, Kejvina Kthjella i ka bërë një pyetje krejt papritur Almedës.
Ajo ka vënë në siklet ish-misin duke e pyetur nëse edhe bashkëshorti i saj e kishte dashur gruan të virgjër, ndërsa Abazi u përgjigj se Tolgahan ka qenë i dashuri i saj i parë.
Biseda:
Kejvina Kthella: Thonë që burrat turq janë me namuz dhe i duan nuset e virgjëra. A e donte edhe Tolgahan nusen të virgjër?
Almeda Abazi: Kjo është një gjë shumë personale që nuk do të doja t’i jepja përgjigje, por i dashuri im i parë, tamam-tamam, është Tolgahan.