Ndërkohë Salsano Rrapi në videomesazhin e tij falenderoi bashkëshorten duke thënë për të fjalët më të mira.
“Më kërkuan të them dy fjalë për vajzat që ke ftuar sot në studio. Unë i njoh ato vajza.
Erjona të falenderoj shumë që ke sjellë dy vajzat në jetë, sigurisht me kontributin tim. Je një vajzë e shkëlqyer dhe shoqe shumë e mirë, je aktore shumë e mirë dhe nënë shumë e mirë.
Të kërkoj falje për ndonjë gjë ku mund të kem gabur, por unë të them që kursin se si të rrisësh një fëmijë e kam filluar dhe pazaret i bëra”, tha Rrapi në videomesazhin e tij.