Megjithëse mund të marrin të gjitha deklaratat e dashurisë dhe fjalët më të ëmbla të botës nga i dashuri i tyre, vajzat kanë një fiksim të madh të gjitha – atë propozimin e ulur në gjunjë nga partneri i tyre dhe “A do të martohesh me mua?”.
Kush thotë se nuk e ka ëndërruar kurrë këtë moment, me siguri, nuk thotë të vërtetën.
Edhe Armina Mevlani është një prej atyre vajzave ëndërrimtare që ka pasur fatin ta shijojë ëndrrën në realitet. Propozimin për martesë, blogerja e njohur e ka marrë në një vend shumë special dhe shumë romantik, në liqenin e Como-s në Itali.
Prej vitesh, Armina dhe Shkëlzeni këtu kanë edhe një stol të vetin, aty ku kanë lidhur kujtimet vit pas viti dhe aty ku e ushqyen dashurinë e tyre, shkruan “Class”.
Sonte, e ftuar në “Piter Pan”, Armina rrëfeu edhe për momentin magjik, ditën më të bukur të jetës:“Më ka ndodhur siç e kam ëndëruar, prandaj ju them se duhet të besoni në përralla. Propozimin e kam marrë në një vend shumë special. Ne kemi shkuar gjithmonë në një vend, në Como. Zeni e kishte lënë unazën te ballkoni i liqenit. Kemi edhe një stol aty ku rrimë gjithmonë bashkë. Pasi ma dha unazën, më tha: “Do të doja ta kaloja jetën me ty”.
Si mund të ndihesh pas kësaj?
“U emocionova, nuk e prisja… Ishte dita më e bukur e jetës sime” – tha Armina pas këtij propozimi.