Loading...

U kapën me shpejtësi mbi 150 km/h, policia pezullon 13 leje drejtimi

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me masat e shtuara gjatë fundjavës. Gjatë orëve të natës së kaluar, policia ka qenë e stacionuar në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Kamzës ku janë pikasur shumë drejtues mjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Policia deklaron se edhe pse kontrollet vijojnë me intensitet përgjatë gjithë javës përsëri konstatohen drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë. Kështu janë konstatuar drejtues me shpejtësi 151 km/h deri në 170 km/h.

Për këto shkelje janë pezulluar 13 leje drejtimit. Policia bën apel për respektimin e rregullave qarkullimit rrugor për të mos rrezikuar jetën.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2146244372328589/?t=0

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com