Loading...

Bes Kallaku rrëfen historinë prekëse të jetës së tij: Kam vuajtur…

[sgmb id=”1″]

Ky vit ka qenë i mbushur me suksese për Bes Kallakun. Pas performancës së tij në “Zelig”, një nga akademitë më të mira të humorit në Itali, Besi u bë pjesë e filmit hollivudian “Lazarat Burning”.

Sukseset po e ndjekin edhe në jetën e tij private aktorin e njohur të “Portokallisë”. Më në fund ai dhe e fejuara e tij Xhensila kanë tashmë shtëpinë e tyre të re, ndërsa shumë shpejt edhe do të martohen.

Megjithatë, ky moment i ka rikthyer Besit në memorie një nga momentet më të vështira të jetës.

Ndërsa me vështirësi mbante lotët, gjatë intervistës në “INTV”, aktori ka rrëfyer për herë të parë se fillimet e tij në “Portokalli” nuk kanë qenë fushë me lule.

“Në fillim e bëja vajtje-ardhje nga Fushë-Kruja. Vija dhe shkoja me furgona. Kur mbaronim provat e “Portokallisë” shkoja tek Zogu i Zi për të gjetur furgona. Nëse nuk gjeja kthehesha tek Piramida. Ishte aty tek salla ku bënim provat një tavolinë e madhe. Flija aty, mbi tavolinë dhe si jastëk përdorja tre dosje”, është shprehur Besi.

Më tej aktori ka thënë se sipas tij, “nëse nuk ke vuajtur nuk e di se çfarë është suksesi dhe mirënjohja”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com