Loading...

Foto/ Pas lajmeve që qarkulluan dje Rita dhe Roza Lati shpërthejnë: “O sa u kënaqa, kemi sens humori përtej mediokritetit…”

Moderatorja e njohur e emisionit “Why Not”, Roza Lati dje e nisi ditën me një kërcënim nga e ëma, Rita Lati.

Pas deklaratave të Rozës në Instagram se po mendonte që së shpejti të bënte një tatuazh të ri, aktorja e njohur me shaka e kërcënoi duke i thënë se nëse do të bënte një gjë të tillë, ajo do ta mohonte si fëmijë.

 

“Kuptimi i gjes. Mos do bësh ndonjë zhgaravin tjetër të kam mohuuu, s’kam fëmi mendohu mirë. Viiz”, i shkruan Rita të bijës.

Mesazhi i Ritës, të cilën Roza e postoi në Instastory dje bëri xhiron e rrjetit dhe të gjitha mediat shkruan se aktorja e njohur mohon të bijën. Menjëherë pas këtyre lajmeve ka ardhur reagimi i Rozës, e cila nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ tregon marrëdhënien e veçantë që ka me të ëmën.

“O mamo qenkan mbush portalet që do më mohosh si fëmi… Nxehet…shpërthen…acarohet Rita.. Unë dhe Rita kemi sens humori përtej mediokritetit..”, shkruan Roza në postimin e saj në Instastory duke iu kundërpërgjigjur të gjitha portaleve për shkrimet ku thuhej se ajo mohohej nga e  ëma.

Pas këtyre lajmeve nuk ka munguar as një reagim nga ana e aktores së njohur, e cila jo vetëm që i ka dhënë lejë Rozës të bëj një tatuazh të ri, por me humor ka thënë se e dëshiron edhe ajo një të tillë.

“O sa u kënaqa me këto portalet, bëj çfarë të të dojë kokrra e qejfi mam dhe më lër një orar  se do e bëj një zhgaravin edhe unë”, i ka shkruar Rita, Rozës pas lajmeve ku thuhej se ajo e mohonte si fëmijë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com