Komentatori Dritan Shakohoxha ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.
I marrë në pyetje nga fëmijët ndër të tjera Shakohoxha tregoi edhe momentet e tij të vështira në jetë. Shako deklaroi se ka qenë vetëm 23-vjeç, kur ka ardhur në jetë djali i tij i parë.
Ndërsa theksoi se momenti më i vështirë i jetës së tij ka qenë kur djali i tij i madh pësoi një aksident.
“Momenti ndoshta më i vështirë i jetës ka qenë kur Frenkli, djali im i madh, pati një akident dhe u vra në kokë. Na u krijua ideja se do të ndodhte ndonjë gjë shumë e keqe. Thonë shpesh se njeriu mund të qendrojë pa gjumë – ne kemi qëndruar 5 ditë pa gjumë dhe pa ngrënë, por Zoti është i madh. Gjithçka kaloi…” – tha Shakohoxha i emocionuar